Live

Osmani pritet me nderimet më të larta shtetërore në Brunei (VIDEO)

12:59 / 04 Maj 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është pritur me nderimet më të larta shtetërore e ushtarake në Aeroportin Brunei Darussalam.

Ajo tha se u ftua të shkonte atje nga Sulltani i këtij vendi për vizitë shtetërore.

“Kjo është vizita e parë ndonjëherë e kreut të shtetit të Kosovës në këtë shtet mik të Azisë Juglindore. Faleminderit për mikpritjen! Terima Kasih! “, tha Osmani.

E para e shtetit të Kosovës, ndau edhe pamje nga kjo pritje.

Shpërndaje në

U Kopjua