Live

Osmani: Rreziku nga Serbia real, duhet parandaluar çdo tentativë për destabilizim

17:53 / 19 Maj 2025

Nga Kosova Live

Gjatë ditës së sotme, presidentja Vjosa Osmani dhe komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani zhvilluan takim në zyrën e të parës së vendit.

Përmes një njoftimi të Presidenës, bëhet e ditur se Osmani gjatë takimit me Barduanin potencoi sfidat aktuale të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë tek siguria kufitare dhe domosdoshmëria për parandalim dhe shmangie të çdo përpjekjeje për destabilizim nga Serbia, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Presidentja vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe angazhimit të ndërsjellë.

Presidentja dhe Komandanti i KFOR-it riafirmuan përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim të vazhdueshëm, në përputhje me mandatin e NATO-s dhe interesin e përbashkët për paqe dhe stabilitet në rajon”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, Zyra Ovale dhe teksti

Shpërndaje në

U Kopjua