Live

Osmani-Stoltenbergut: Nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë për sulmet, do të jetë një inkurajim që të sulmojë Kosovën

16:33 / 20 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencë të përbashkët me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg ka falënderuar atë për vizitën e tij në Kosovë, derisa ka theksuar se falë mbështetjes së NATO-s vendi ynë fitoi lirinë dhe mundësinë për pavarësi, shkruan Reporteri.net.

E para e vendit foli edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë, derisa ia theksoi sërish se ai sulm ishte akt agresoni i Serbisë ndaj Kosovës.

Osmani poashtu tha se përgjegjësia duhet të adresohet tek Serbia në mënyrë të mos përsëritjes së këtyre sulmeve, pasi siç tha ajo në vend se shtetit serb t’i ekstradojë terroristët, Serbia vazhdon t’i mbështesë ata për planifikim për sulme të reja.

“Kosova është një shtet i ri dhe demokratik. Liria e Kosovës është edhe rezultat i mbështetjes së NATO-s 24 vjet më parë ne e fituam lirinë dhe mundësinë për pavarësinë e shtetit tonë. Për këtë edhe institucionet e Kosovës janë falënderuese për kontributin e NATO-s për lirinë tonë, për ushtarët e NATO-s të cilët po japin kontribut të jashtëzakonshëm për paqe dhe stabilitet”, tha ajo.

“Me 24 shtator nga sulmi terrorist në Banjskë u vra një polic i Kosovës, rreshteri Afrim Bunjaku, hero i vendit tonë tashmë dhe disa të tjerë u plagosën dhe u lënduan. Ishte akt agresioni nga ana e Serbisë kundër Republikës sonë. Të dhënat e hetimeve zyrtare konfirmojnë se Serbia qëndron prapa këtij sulmi. Në mënyrë që mos të lejohet përsëritja duhet të adresohet përgjegjësia e Serbisë për sulmin dhe agresionin terrorist kundër Kosovës dhe atë të 29 majit kundër trupave të KFOR-it. Në vend se të ekstradojë terroristët, Serbia vazhdon ti mbështesë ata në planifikim për sulme të reja”, tha Osmani. 

E para vendit poashtu tha se ata që sulmuan forcat e KFOR-it më 29 maj, ishin po të njëjtit në sulmin e 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Presidentja Osmani tha se nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë, atëherë një gjë e tillë do t’i inkurajojë që ta sulmojë Kosovës dhe të destabilizojë rajonin.

“Ishin po të njëjtit që sulmuan forcat e NATO-s në sulmin e 24 shtatorit. Nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë për këto sulme të vazhdueshme do të jetë një inkurajim që të sulmojë Kosovën dhe ta destabilizojë rajonin sërish. Roli i NATO-s dhe KFOR-it në parandalimin e destabilizimit është vendimtar, pasi Serbia mbetet kërcënim i vazhdueshëm në gjithë rajonin tonë”.

“Kosova dhe NATO janë në njërën anë, terroristët janë në anën tjetër”, tha Osmani.

“Anëtarësimi është qëllim strategjik e parësor i shtetit të Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua