Live

Osmani takohet me Lajçakun në New York, dialogu temë diskutimi

19:13 / 20 Shtator 2023

Nga Kosova Live

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njofton se në Neë York është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.


Presidentja Osmani bëri të ditur se me Lajçakun u takuan për të diskutuar zhvillimet e fundit në dialog.


“Theksova se suksesi i dialogut është i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë”, tha Osmani.//kosovalive.net//

Shpërndaje në

U Kopjua