Live

Osmani takon ambasadorin italian, flasin për çështjet e sigurisë dhe formimin e institucioneve të reja

18:33 / 25 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello de Riu.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, çështjet e sigurisë, ecurinë e procesit zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, z. Antonello De Riu. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, çështjet e sigurisë, ecurinë e procesit zgjedhor, si dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit përfundimtar të rezultateve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Në mes tjerash u diskutuan çështje të bashkëpunimit bilateral me fokus te mundësitë konkrete për thellimin e këtij bashkëpunimi”, shkruhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua