Live

Osmani takon Pelosin në Washington: Mike e vërtetë e Kosovës, gjithmonë kënaqësi të diskutosh për vlerat që na bashkojnë

13:09 / 13 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Washington është takuar edhe me politikanen amerikane, Nancy Pelosi, që Osmani e quan një mike të vërtetë të Kosovës.

“Është gjithmonë kënaqësi të diskutosh për vlerat e përbashkëta që bashkojnë Kosovën dhe SHBA-në”, ka thënë Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në margjinat e Samitit të NATO-s është takuar me Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy.

Në platformën X, ajo ka thënë se e ka uruar Lammyn për emërimin e tij në këtë pozitë të re. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...