Live

Osmani takon senatoren amerikane Shaheen, e falendëron për mbështetjen për Kosovën

16:28 / 13 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Pas Nancy Pelosit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar edhe senatoren amerikane, jeanne Shaheen, takim ky të cilin e ka cilësuar si të mrekullueshëm.

Presidentja ka falënderuar senatoren Shaheen për angazhimin e saj të vazhdueshëm dhe për përkrahjen e palëkundur ndaj Kosovës dhe për paqen e sigurinë në rajon.

“Faleminderit për angazhimin e saj të vazhdueshëm dhe mbështetjen e palëkundur për Republikën tonë dhe për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani.

Osmani, gjatë qëndrimit në Washington është takuar edhe me politikanen amerikane, Nancy Pelosi, të cilën e quan një mike të vërtetë të Kosovës.

“Është gjithmonë kënaqësi të diskutosh për vlerat e përbashkëta që bashkojnë Kosovën dhe SHBA-në”, ka thënë Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...