Live

Osmani takon shefin e Zyrës së BE-së, e informon për takimin e thirrur me partitë politike

12:56 / 14 Maj 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav.

Sipas një njoftimi në Facebook, Osmani ka diskutuar për situatën aktuale politike në vend, si dhe për takimin konsulativ me liderët e partive politike, të planifikuar për nesër, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë takimit, u diskutua edhe për vizitat e rëndësishme të drejtuesve të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, duke përfshirë vizitën e sotme të kryesuesit të Këshillit të BE-së, z. António Costa, si një sinjal i fuqishëm i mbështetjes së BE-së për integrimin evropian të Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e presidencës.

Shpërndaje në

U Kopjua