Një ndërhyrje kirurgjikale e jashtëzakonshme u krye në ditët e fundit në Fondacionin Universitar në Kampusin Bio-Medico në Romë ku u hoq një masë tumoriale prej rreth 40 kilogramësh nga një pacient 56-vjeçar, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA, transmeton klankosova.tv.
Pacienti shkoi për herë të parë në Fondacion në qershor 2023, pasi kishte kryer tre operacione. Dy të parat, të zhvilluara në vitet 2015 dhe 2020 përkatësisht, kishin pasur për qëllim korrigjimin e asaj që duhej të ishte një hernie inguinale, por që në të vërtetë ishte tashmë manifestimi i kësaj patologjie neoplastike.
Operacioni i tretë, i kryer në prill 2023, ishte fokusuar këtë herë në trajtimin e liposarkomës, por pa sukses, pasi tumori u kthye pas disa muajsh. Pasi mbërriti në Poliklinikë, duke pasur parasysh madhësinë e dëmtimeve, pacienti kaloi nëpër katër cikle kimoterapie.
Megjithatë, sëmundja vazhdoi të përparonte me shpejtësi.
Pacienti aktualisht është duke u rikuperuar dhe vazhdon të ndjekë rrugën terapeutike dhe rehabilituese në Qendrën S. Maria della Provvidenza del Don Gnocchi. /Klankosova.tv