Live

Pacolli i ashpër me deputetët: Tallje me qytetarët – Popull, a po e shihni kë keni votuar?

11:11 / 11 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër pas dështimit të 14-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ai thotë se këta përfaqësues nuk kanë as vullnetin, as guximin, as përgjegjësinë për ta zgjidhur as problemin më të vogël të vendit.

“Pa pikë turpi, deputetët e Kuvendit të Kosovës hynë në sallë vetëm për t’u larguar pas pesë minutash, pa diskutim, pa vendim, pa përgjegjësi. Kjo është tallje me qytetarët dhe me shtetin. Popull, a po e shihni kë keni votuar? A e kuptoni se këta përfaqësues nuk kanë as vullnetin, as guximin, as përgjegjësinë për ta zgjidhur as problemin më të vogël të vendit?”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua