Të enjten me fillim nga ora 10:30 është paralajmëruar të mbahet seanca e 16-të me radhë në tentativë për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Seanca e së martës, dështoi pasiqë Vetëvendosje insistoi sërish në votim të fshehtë për emrin e saj për kryeparlamentar, e që është Albulena Haxhiu.
Ndërkaq, të enjten deputetët e zgjedhur mblidhen me të njëjtin qëllim, funksionalizimin e parlamentit, njofton Klankosova.tv.
Seanca e 15 majit zhvillohet tre orë e gjysmë para se liderët e partive politike të shkojnë në takim te presidentja, Vjosa Osmani.
E para e shtetit i ftoi në takim krerët partiak në përpjekje për zhbllokimin e situatës në Kuvend.
Takimi i Osmanit me partitë shumicë pritet të mbahet me fillim nga ora 13:00, ndërkaq ai me partitë joshumicë mbahet me fillim nga ora 15:00.