Për herë të parë në 15 vitet e fundit, Pallati i Rinisë është pa borxhe
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ne një postim ne rrjetin social Facebook thot se:
“Për herë të parë në 15 vitet e fundit, Pallati i Rinisë është pa borxhe. Kemi paguar të gjitha vendimet gjyqësore si pasojë e zjarrit në vitin 2000. Për vite me radhë para marrjes në menaxhim, kamata e vendimeve është shtuar me që rast Pallati është rënduar edhe më shumë.”
Dhe tashmë borxhet janë paguar dhe gjendja është normalizuar. Me këtë rast ka përfunduar faza emergjente e vlerësimit të borxheve dhe pagesave.
Duke paralajmëruar investime në pjesën e rinisë ku ka qenë ASK dhe ku është Salla e Kuqe, dhe po ashtu kemi filluar punët përgatitore për projektin e renovimit të salles së djegur, apo Sallës së Madhe.
Si dhe edhe renovimi i të gjitha sallave, zhveshtoreve, dhe ambienteve të tjera në institucionin më të madh sportiv në vendin tonë.