Live

Palmer: Kosova ta krijoj qeverinë, t’i kthehet dialogut dhe ta heq taksën

08:11 / 02 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Matthew Palmer, ka thënë se Kosova e ka për detyrë primare ta zgjedh qeverinë e re, e cila duhet të bëjë gjithçka q ëështë e mundshme që të vazhdojë dialogun dhe të heq taksën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Palmer ka thënë se shpreson që Prishtina e Beogradi të gjejnë rrugën drejt tavolinës së negociatave ku më pas të gjejnë zgjidhjen e pranueshme nga të dy palët.

“Shpresojmë se Beogradi dhe Prishtina të mund të gjejnë sërish rrugën drejt tavolinës së negociatave dhe më pas të gjejnë ndoshta zgjidhjen e pranueshme nga të dy palët e cila rezulton në normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe që hap rrugën kah e ardhmja evropiane e të dyja vendeve, ka thënë Palmer.

Mendoj se tani më e rëndësishmja është që Kosova të ketë qeverinë e re. Kjo është sfida aktuale. Do të donim që Kosova të formojë qeverinë e re sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe që ajo qeveri të bëjë gjithçka për të vazhduar dialogun – përfshirë heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjë e Hercegovinës. Shpresojmë që kjo mund të zgjidhet shpejt”, tha Palmer, për zërin e Amerikës.

Duke folur për idenë e shkëmbimit të territoreve si zgjidhje mes Kosovës e Serbisë, Palmer tha se fokusi i SHBA-së është që të dy palët të kthehen në dialog dhe më pas mund të flasim se për çfarë mund të dialogohet mes tyre.

“Këtë duhet ta definojnë dy palët. Askush nuk do të detyrohet të bëjë diçka që nuk mund ta bëjë. Por ne do të dëshironim që negociatat të zhvillohen me mirëbesim dhe të shkojnë drejt një marrëveshjeje që çon në njohje të ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës dhe hap rrugën kah Evropa. SHBA-ja nuk do të diktojë kushtet e negociatave”, theksoi Palmer.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...