Live

Paralajmërojnë nga Shoqata e Gastronomëve: Gjatë pranverës e verës pritet ikje edhe më e madhe e punëtorëve

20:22 / 13 Shkurt 2024

Nga Kosova Live

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica, thotë se një numër i madh i punëtorëve po bëjnë kërkesa që të kenë pushime vjetore ose pushime pa pagesë, vetëm që të mund të dalin jashtë vendit.

Vranica në një prononcim për Gazeta Blic, tha se në bazë të asaj që po raportohet diku rreth 30 mijë punëtorë janë larguar nga vendi.

“Realisht nuk ka të dhëna të sakta ende në lidhje me largimin e punëtorëve. Në bazë të asaj që po raportohet dhe në bazë të atyre që kanë lëvizë, në përgjithësi po flas në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, diku rreth 30 mijë punëtorë konisderohet se janë larguar në mos edhe më shumë nga vendi për arsye të ndryshme. Të cilat mund të jenë të evidentushme në sakrificë se a janë largu apo jo, sepse ka një numër të madh të tyre që po bëjnë kërkesa që të kenë pushime vjetore ose pushime pa pagesë, që të mund të dalin jashtë vendit”, tha Vranica.

Ndërsa gjatë muajve në vijim, Vranica thotë se pritet që të ketë rritje të largimit të punëtorëve nga vendi.

Tutje ai thotë që edhe tani ka një rritje enorme të kërkesës për paisje me pasaportë, dhe duket se ka një lëvizje të jashtëzakonshme.

“Sidomos gjatë sezonës së verës mund të ketë më shumë lëvizje, pasi që edhe ashtu praktikisht ka më shumë angazhime sezonale drejt vendeve më të zhvilluara, ashtu që me pas mundësi me u konpenzu në një nivel më të lartë dhe të kthehen prap në vendin tonë. Normalisht që kjo nuk do të thotë që nuk do ta shfryëzojnë këtë mundësi edhe më herët pasi që vetëm po ka një rritje enorme të kërkesës për paisje me pasaportë, dhe ka lëvizje të jashtëzakonshme. Po i shohim edhe agjencionet turistike, të cilat kanë linjat e caktuara për vendet perëndimore e që ka realisht një rritje të jashtëzakonshme të numrit të rezervimeve, kshtu që këto mund të jenë shqetësuese”, u shpreh Vranica.

Vranica potencon që shqetësuese janë edhe lehtësimi ligjor që po ndodh në Gjermani, pasi që është shteti më absorbues për punësimin e të rinjëve në sektorin privat.

“Një gjë tjetër që është shqetësuese është edhe krijimi i lehtësirave ligjore nga Gjermania sidomos, si absorbuesi më i madh i punëtorëve në sektorin privat për punësimin e të rinjëve dhe të rejave në vendin e tyre”, përfundoi Vranica për Gazeta Blic.

Shpërndaje në

U Kopjua