Live

Parandalimi i aksidenteve me tren, Infrakos nis vendosjen e dy laurave në Pejë

09:28 / 19 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një numër i aksidenteve me tren kanë ndodhur së fundmi në Kosovë.

Madje ka pasur raste që kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Shpesh arsye se pse kanë ndodhur këto aksidente janë edhe mungesa e shenjave të sinjalizimit.

Zona e Dukagjinit, kryesisht e Pejës po konsiderohet si zonë problematike, ku shpesh po ndodhin edhe aksidentet.

E tashmë pas raportimit të gazetarit Valdrin Daci, kanë nisur edhe të vendosen edhe dy laura, si masë parandaluese për aksidentet.

Shpërndaje në

U Kopjua