Live

Parandalohet futja e drogës në Dubravë, një vizitor e kishte fshehur në trup

16:24 / 08 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Është parandaluar futja e substancës narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës thuhet se gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, përkatësisht në kabinën e kontrollit, te një vizitor në mënyrë të komufluar në trupin e tij janë zbuluar substanca të dyshuara narkotike.

“Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës. Zyrtarët korrektues të Qendrës Korrektuese të Dubravës kanë parandaluar futjen e substancave të dyshuara narkotike brenda institucionit”.

“Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, përkatësisht në kabinën e kontrollit, te një vizitor në mënyrë të komufluar në trupin e tij janë zbuluar substanca të dyshuara narkotike”, thuhet tutje në njoftim.

Gjithashtu bëhet e ditur se vizita është anuluar dhe vizitori është ndaluar në sallën e vizitave, përcjell Klankosova.tv.

“Si rezultat, vizita është anuluar dhe vizitori është ndaluar në sallën e vizitave. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia, të cilat kanë marrë në posedim substancën e dyshuar narkotike dhe kanë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë zbatimin e masave të rrepta të kontrollit, me qëllim parandalimin e çdo tentative për futje të paligjshme të materialeve të ndaluara brenda institucioneve korrektuese”, thuhet tutje në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua