Gjatë ditës së hënë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale parashihen të lëvizin nga 32 deri në 37 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
“Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.