Live

Parlamenti Evropian e lavdëron Kosovën aty ku e ka ‘pezmin’ Kurti, ndërsa e kritikon aty ku mburret ai

19:59 / 20 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Në fushën e drejtësisë “përparim i prekshëm” – çka bjen në fushëveprim të gjyqësorit e prokurorisë – ndërsa në atë të sundimit të ligjit “përparimi mbetet i kufizuar”.

Kjo e fundit saktësisht çka pushteti e jep për moto dhe maksimë të veten.

Kështu i del negativ shiriti i filmit të kryetarit (tash në mandat teknik) të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit, në draft-Raport të Parlamentit Evropian.

Fragmente të këtij raporte u botuan në media rajonale, ku media “European Western Balkans” nxori pjesëzat më signfikinate të këtij raporti që pritet të miratohet për Kosovën, shkruan Nacionale.

Progresi i prekshëm në fushat e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe një ekonomie tregu funksionale, por shpreh keqardhje që progresi në fushën e sundimit të ligjit mbetet i kufizuar”.

Edhe në Konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian vërehej “progres” në fushat e mësipërme si “lufta kundër krimit të organizuar”.

Lufta e Kurtit kundër ‘gjyqësorit’

Ofertë zgjedhore Albin Kurti, e kishte “një prokurori të re, patriotike” duke akuzuar në baza ditore prokurorinë si “politike” dhe “opozitare” – deri me mesazhe që “mos të dalin në punë pas 9 shkurtit”.

Kurti ka shkuar aq larg në sulme ndaj kryeprokurorit, Blerim Isufaj, kur në RTK në intevistën e fundit e vënte në dyshim “në mos ia heqshin edhe aktakuzën (Radojçiqit, për Bansjkën”.

Tash e gati dy muaj Albin Kurti refuzon të paraqitet në cilësi të dëshmitarit për aferën e Rezervave Shtetërore në MINT – për sasi të artikujve të porositur e paguar por që s’kanë ardhur kurrë.

“Unë guxoj t’ju them që nuk u shkoj, ta shohim ata a guxojn të vinë (në kryeministri, për intervistim)”, ka thënë një numër herësh Albin Kurti duke refuzuar ftesën e prokurorisë.

Tashmë është konfirmuar që prokuroria ka dërguar kërkesë në Gjykatë Themelore të Prishtinës për të urdhëruar paraqitjen e Kurtit, deri edhe me forcë.

Kurti sot refuzoi para gazetarëve sërish të përgjigjej se si do të vepronte në një situatë të tillë – duke u thënë gazetarëve thjesht “urime dita e minatorit”.

Qysh iu zotua “me nënshkrim” Albin Kurti, Dora Bakoyanis-t, i.e Këshillit të Evropës, se s’do të sulmonte më gjyqësorin?

“(Zotohemi besnikërisht se) do të respektojmë pavarësinë e gjyqësorit duke u përmbajtur nga kritikat e tepruara që minojnë besimin në gjyqësi”.

“Të vazhdojmë së përmirësuari cilësinë dhe efektivitetin e gjyqësorit”. – i shkruante Kurti Raportueses për Kosovën në Këshill, veç një natë pasi e bëri saktësisht të kundërtën.

Bakoyanisit, Kurti i zotohej edhe për mos-sulmin të Gjykatës Kushtetuese

“Besnikërisht do t’i nderojmë listën e zotimeve në Shtojcën 1 të datës 21 mars me t’u bërë Kosova anëtare e Këshillit të Evropës”.

Shpërndaje në

U Kopjua