Live

Pas 90 ditësh, finalizohen procedurat për ndërtimin e urës së re te Liqeni i Badovcit

11:43 / 05 Janar 2024

Nga Kosova Live

Ministria e Infrastrukturës ka përzgjedhur fituesin e kontratës për ndërtimin e urës së re te Liqeni i Badovcit.

Një kompani lokale me bazë në Skenderaj, është përzgjedhur fituese e kontratës në vlerë 468 mijë euro.

Kontrata është nënshkruar të enjten më 4 janar, bazuar në të dhënat e publikuara në uebfaqen e prokurimit publik, e-prokurimi.

Kostoja për këtë urë 35 metra e gjatë do jetë mbi 500 mijë euro, derisa afati për përfundim të punëve do jetë 125 ditë.

MMPHI në muajin maj ka mbyllur urën tek Liqeni i Badovcit pas vlerësimit se paraqet rrezik, pak ditë më vonë ministria asfaltoi rrugën alternative mbi 1 km e gjatë e cila po shfrytëzohet deri në rregullim të urës.

Shpërndaje në

U Kopjua