Live

Pas ditëve të verës, bie borë në Shqipëri

10:57 / 17 Mars 2025

Nga Kosova Live

Pas disa ditësh me temperatura të larta dhe pa reshje, në Shqipëri janë rikthyer reshjet e dëborës.

Reshje të dendura bore ka pasur gjatë natës, por edhe në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Bogë-Theth, transmeton Klankosova.tv.

Aksi rrugor aktualisht është i kalueshëm teksa borëpastruese ndodhen në terren dhe po punojnë për të mbajtur rrugën hapur.

Policia rrugore iu kërkon drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të përdorin mjetet dimërore.

Shpërndaje në

U Kopjua