Live

Pas gati dy dekadash funksionimi shuhet “Lëvizja për Bashkim”

12:23 / 10 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme kanë marrë vendim për çregjistrimin e partisë poliike “Lëvizja për Bashkim”.

Kjo e fundit  ka paraqitur në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) vendimin dhe dokumentacionin mbështetës për pushimin e të gjitha aktiviteteve politike.

Pas këtij vendimi,  kjo zyre do të njoftojë Bankën Qendrore të Kosovës për bllokimin dhe deri në mbylljen e llogarisë bankare dhe Administratën Tatimore për fshirjen e numrit fiskal.

Lëvizja për Bashkim ishte regjistruar si parti politike në dhjetor të vitit 2007.

Shpërndaje në

U Kopjua