Live

Pas rikonfirmimit të Memli Krasniqit në krye të PDK-së, reagojnë prindërit e tij

17:15 / 21 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Memli Krasniqi është zgjedhur edhe për një mandat në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.

Pas zgjedhjes së tij në krye të PDK-së ka reaguar babai i tij, Milazimi, tha se bashkë me bashkëshorten janë prindër të lumtur dhe krenar me djalin e tyre, Memlin.

“Edibja dhe unë jemi prindër të lumtur dhe krenar me Memlin, djalin tonë të mbarë. Paç shëndet e suksese sot e mot”, shkroi Milazim Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Pas zgjedhjes së tij në krye të PDK-së, Memli Krasniqi tha se do të bëjë krejt çka di e mundet për ta kthyer partinë aty ku sipas tij e ka vendin.

Shpërndaje në

U Kopjua