Live

Pas skandaleve të mëdha, Ministria e Pecit detyrohet t’i publikoj emrat e përfituesve të granteve

14:47 / 21 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci është dorëzuar pas presionit të madh rreth skandaleve me përfituesit e granteve.

Periskopi më 16 nëntor ka raportuar se që nga viti 2019, listat e emrave të përfituesve të granteve nuk publikohen. Me këtë praktikë të ndjekur nga ministri Peci, është shkelur ligji Nr. 08/L72, neni 17, pika 5.
Sipas ligjit, ministria obligohet që kushdo që fiton grante, t’i publikohen informatat kryesore të përfituesit të grantit.

Më poshtë gjeni listën se si është publikuar lista e përfituesve të granteve në Ministri, ku nuk u është publikuar emri dhe mbiemri i përfituesit/biznesit, por vetëm emri i projektit – shto këtu edhe një numër identifikues – që nuk arrin të kuptohet se kush është në të vërtetë ai që ka përfituar grant.

Megjithatë, pas presionit të madh që u ballafaqua ministri Peci rreth këtyre skandaleve, ai u detyrua dhe vendosi që ta rikthej praktikën që ëshët ndjekur deri në vitin 2019 – që t’i publikoj edhe emrin e mbiemrin e përfituesit të granteve.

Deri në vitin 2019, ashtu sic kërkohet me Ligj, përvec numrit identifikues të fermerit, publikohej Emri/Mbiemri i Përfituesit, emri i projektit, komuna, rajoni, vlerësimi, shuma e miratuar dhe vlera e përkrahjes publike.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...