Live

Pasi u bë ‘gaz’ për Francën, Maqedonci sqarohet se fjalën e kishte për “fabrikë plumbash më të vegjël”

18:35 / 23 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është deklaruar pas shumë reagimesh në lidhje me një deklaratë të tij, ku ka thënë “Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për të prodhuar municion dhe Franca ende nuk e ka atë’’.

Me fabrikë të municioneve, Maqedonci tregoi të kishte menduar municion të kalibreve të lehta, ose thënë thjesht “plumba të vogël”.

Fjalën tha ta ketë pasur për këtë kategori: 5.56 milimetërsha dhe 7.62 milimetërsha.

Këto Franca ia ka hequr barrë vetes që nga të 90’at dhe i ka importuar – por, megjithatë, edhe këto – ndryshe nga ç’pandehë Maqedonci, Franca i ka kthyer në maj të vitit 2024.

Para se të dalim aty, ja çfarë thotë Maqedonci për një televizion “TeVe1”.

“Ne aktualisht jemi në fazën e funksionalizimit të fabrikës për prodhimin e municionit përderisa shumë vende të BE-së kanë ngecje në këtë aspekt”, ka thënë Maqedonci.

Franca ka ndërprerë prodhimin e municioneve në vitin 1997 pra në fund të viteve të 90-ta, Franca ka ndërprerë prodhimin e municioneve të kalibrave 7.62 dhe 5.56 municione që tani do të prodhohen në Kosovë si rezultat i kontratës që kemi realizuar gjatë muajit dhjetor”, ka thënë Maqedonci.

Por, gabim përtej gabimi…

Franca në maj të vitit të kaluar ka nënshkruar kontratë me shtetin e Belgjikës për prodhim të kalibrave të vogël të municionuit.

Franca do të blejë municion të kalibrit të vogël nga kompania belge FN Herstal, e cila më pas do të ndihmojë në krijimin e një linje montimi në Francë për të trajtuar “situatën e saj të varësisë“, patën njoftuar ministrat e Mbrojtjes të të dy vendeve, Sébastien Lecornu dhe Ludivine Dedonder, pas një takimi në Paris.

Por, por, çfarë kalibrash prodhon Franca?

Franca, si eksportuestja e dytë në botë e armëve, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndonëse mund të mos ia mbysh sytë Maqedoncit, prodhon kalibra prej më të mëdhav.e

Prej 20 mm e në 100mm, Franca gufon nga prodhimi.

Por, të rrimë te plumbat e vogël, që vendin e vendostin në piedestal mburrës, përkatësisht te Maqedonci…

Për rreth 20 vjet, Franca ka blerë municionet e saj nga kompania izraelite IWI (Izraeli Weapon Industry) dhe kompania braziliane CDC, e cila bleu fabrikën e municioneve MEN në Nassau, Gjermani në 2007 dhe fabrikën e municioneve Sellier & Bellot në Vlashim, Republika Çeke në vitin 2009, raporton Nacionale.

Instalimi i linjës së re të prodhimit në Francë dhe blerjet nga FN Herstal tash lejojnë “ndërprerjen graduale të blerjeve të municioneve të kalibrit të vogël nga jashtë Bashkimit Europian”, shtoi ministri i Forcave të Armatosura i Francës vitin e kaluar.

Qasja është, siç pati thënë ai, strategjike si në aspektin industrial ashtu edhe në atë ushtarak. Jo vetëm që të dy vendet janë të përfshira së bashku në disa operacione nga Lindja e Mesme në Evropën Qendrore, por mbështetja në një aleat fqinj për furnizim të shpejtë me municion është “e njëmendjeje të përbashkët

Furnizimi me pluhur, apo barut, të kalibrit të vogël gjithashtu nuk duket të shkaktojë shqetësime të mëdha, pasi tre ditë prodhim në kantierin belg EURENCO janë të mjaftueshme për të mbuluar nevojën vjetore të Francës.

Shpërndaje në

U Kopjua