Kryetarja e partisë GUXO, vazhdon ta ‘sulmojë’ ish-opozitën, duke lënë të gjitha fajet tek ta për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Përkundër që partia nën ombrellën e të cilës garoi në zgjedhje Donika Gërvalla me vartësit e saj, po insiston pafund në një emër të padëshirueshëm për shumicën parlamentare, ish-kryediplomatja nuk merr përgjegjësi politike.
“Ne nuk shquhemi për bllokada”, u tha gazetarëve Gërvalla, pavarësisht që ajo dhe ‘shefi’ i saj parlamentar, Albin Kurti, nuk heqin dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.
Subjektet tjera politike, siç janë PDK, LDK e AAK, në vazhdimësi i kanë bërë apel partisë më të madhe parlamentare, që a vendosin një emër të pranueshem për kryetar të Kuvendit, për t’ia votuar dhe për ta hapur rrugën e ndërtimit të institucioneve, Vetëvendosje nuk bëri asnjë hap në këtë drejtim.
Si shkak i këtyre mospajtimeve politike, sot për të 13-tën herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.