Live

PD ankohet për votat e diasporës: Në Kretë po bëhet krim zgjedhor, SPAK ta hetojë

17:29 / 30 Prill 2025

Nga Kosova Live

Procesi i votimit nga jashtë për Shqipërinë nuk gëzon besimin e plotë nga Partia Demokratike.

Jozefina Topalli, drejtuese politike e Partisë Demokratike për Diasporën renditi problemet e procesit që  në vlerësimin e saj cenojnë integritetin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

“Një ndër problematikat është mos shkuarja në adresë përkatëse për të tërhequr zarfin siç është marrëveshja, ka pasur raste që ka munguar fleta e votimit. Ka pasur raste që zarfet janë hedhur në oborr ose e ka marrë komshiu që nuk është e ligjshme”, shprehet Jozefina Topalli, drejtuese politike e PD për diasporën.

Juristët e Partisë Demokratike pranë KQZ kanë konstatuar se në  shtetin helen po kryhet krim zgjedhor për të cilin SPAK duhet te nisë hetim penal.

“Problem Greqia, më konkretisht në Kretë ka ndodhur dhe po ndodh krim zgjedhor pasi individ që janë përfaqësues të OJF aty po pohojnë në rrjete sociale që kanë pasur marrëveshje me DHL për të tërhequr zarfet, presim që SPAK të ketë nisur hetim në të kundërt do të bëjmë ne kallëzim penal”, shprehet Franci Nuri.

Shpërndaje në

U Kopjua