Partia Demokratike e Kosovës me datën 29 prill ka formuar degën i saj në Gjermaninë Veriore.
Kryetar i kësaj dege është zgjedhur Isa Gashi kurse nënkryetar Burim Beiqi, shkruan kosovalive.net

Në zyrtarizimin e degës prezent ishin figurat e PDK-së nga Kosova, koordinatori për diasporë, Elmi Reçica, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxha dhe dy deputetët, Eliza Hoxha dhe Hajdar Beqa.
Me datën 30 prill, PDK ka formuar nëndegën në qytetin Kiel, ku kryetar u zgjodh afaristi i njohur, Ndue Gjini. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin figura atdhetare dhe të njohura nga qyteti i Kielit.


