Live

PDK thirrje Kurtit: Këndelluni, mos e mbani peng Kosovën

13:41 / 10 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka thënë se në vendin tonë nuk ka krizë institucionale por vakum kushtetues.

Ndaj kësaj dekalrate kanë reaguar nga PDK-ja, konkretisht sekretarja Vlora Çitaku e cila ka kërkuar nga Kurti dhe VV të këndellen dhe siç thotë të mos e mbajnë peng Kosovën, shkruan Reporteri.net.

““S’ka krizë institucionale” paska thënë A.K. Ndërkohë, zgjedhjet kanë përfunduar para më shumë se tre muajsh, dhe Kosova është ende pa Kuvend funksional dhe pa Qeveri legjitime.
Për Albinin nuk ka krizë, as institucionale, as politike. Ashtu siç nuk sheh krizë ekonomike, nuk sheh as rritje të çmimit të energjisë, e as të kostos së jetesës”.

“Shkurt e shqip, gjithçka në rregull paska thënë ai. Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën. Mos e mbani peng Kosovën, se ajo është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Albinit”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ndërsa, deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se insistimi për Albulena Haxhiun nuk është degradim vetëm për Kosovën, por edhe për VV-në.

Sot kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së bëri të ditur se nuk do të heqin dorë dhe propozim i tyre për kryetare të Kuvendit, dhe se në seancën e të dielës do të jetë Albulena Haxhiu. shkruan Reporteri.net.

Ai tha se bllokimi i Kuvendit vjen nga ata që votojnë kundër, ose nuk votojnë fare.

“Ne s’jemi bllokuar sepse kemi propozuar kandidatin tonë. E kemi bërë në fillim menjëherë. Bllokimi vjen prej atyre që votojnë kundër apo ata që s’votojnë fare. Propozimi ynë për kryetare të Kuvendit është Albulena Haxhiu. Të tjerët re ti ruajnë propozimet e tyre kur t’iu vijë radha atyre. Si fitues na takon kryetari i një nënkryetar dhe katër nënkryetar partive të tjera”, ka thënë Kurti.

Përpjekja e 14-të me radhë për konstituimin e Kuvendit do të mbahet nesër nga ora 10:00.

Shpërndaje në

U Kopjua