Live

Peci e quan analfabet Hotin: Hera e fundit që polemizoj

18:35 / 05 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci e ka quajtur analfabet ish-kryeministrin Avdullah Hoti.

Pasi nënkryetari dhe deputeti i LDK-së tha se ministri i Bujqësisë po duket më shumë inspektor kundër duhanit dhe se nuk ka bërë investime kapitale, Peci shkroi se kjo “është hera e fundit” që polemizon.

“Hera e fundit që polemizoj me një analfabet! Z. Hoti nuk ka pagesa të subvencioneve në këtë periudhë, janar – mars 2023 sepse në vitin 2022 ska pasë borxhe por në këtë periudhë ka pasë aplikim për subvencione!”, shkroi Peci.

“Borxhi i vitit paraprak është ZERO ndërsa borxhet / obligimet tua kanë qenë mbi 40 milionë në vitin 2020 ndërsa kanë filluar të mbulohen në 2021-tën”, shtoi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua