Live

Peci: Kosova s’ka nevojë për qeveri tranzicioni, por stabile

09:47 / 07 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i betuar i VV-së, Faton Peci është deklaruar para mediave lidhur me propozimin e LDK-së për qeveri nacionale të tranzicionit.

Ai tha se Kosova nuk ka nevojë për qeveri të tranzicionit, por për qeveri stabile, njofton Klankosova.tv.

“Nuk po them që shkojmë në takim, apo jo. Sa i përket qeverisë tranzicionale mendoj që Kosova ka nevojë për qeveri stabile. Jam prej të parëve që kam preferuar një koalicion të shumicës shqiptare. Duhet marrëveshje politike për konstituim të Kuvendit dhe caktimin e afateve kohore dhe në koordinim me presidenten pastaj se kur do të mund të mbahen zgjedhjet e reja. Të jeni të sigurt se kushdo që do të ishte kandidati i parë për kryetar Kuvendit nuk do t’i merrte votat, është vetëm alibi për të vazhduar bllokadën”, tha Peci, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua