Live

Peci: S’ka negociata për Kuvendin, i takon VV-së Kryetari

09:56 / 11 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Guxo, Faton Peci, ka folur para nisjes së seancës së Kuvendit për konstituimin e tij. Ai ka theksuar se si çdo herë, edhe sot ata vijnë me vullnet pozitiv për të arritur një zgjidhje.

Peci theksoi se pamundësia për të konstituuar Kuvendin është për shkak të mungesës së votave nga partitë opozitare, duke shtuar se kryetari i Kuvendit është i rezervuar për LVV-në dhe se kryeministri Albin Kurti do të përqendrohet në bisedimet për qeverinë dhe jo për këtë pozitë.

“Tashmë dihet që pamundësia që ne të kemi Kuvend të konstituuar varet nga vota e partive opozitare. Meqenëse kryetari i Kuvendit i takon LVV-së, siç ka deklaruar Kurti diskutimet do ti bëjë për qeveri jo për këtë pozitë”, ka thënë Peci.

Ai gjithashtu u shpreh se problemi nuk qëndron në emrin e Albulena Haxhiut, por në faktorë të tjerë që duhet të adresohet.

Shpërndaje në

U Kopjua