Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fermerin Erbin Mazreku nga Mamusha, i cili ka përfituar një grant për ndërtimin e serrës dhe kultivimin e 60 mijë fidaneve të lakrës.
Rritja e prodhimit dhe eksportit bujqësor, sipas Pecit, nga 122,539 € në vitin 2019 në 991,397 € në vitin 2024, dëshmon mbështetjen e qeverisë për fermerët dhe investimin në bujqësi si çelësi për një ekonomi të qëndrueshme.
Postimi i tij i plotë:
Nga toka e bekuar e Mamushës, për begatinë e Kosovës, me prodhime të freskëta në tryezat tona në muajin e sakrificës!
Rritja e prodhimit dhe eksportit bujqësor dëshmon mbështetjen e qeverisë për fermerët.
Këtë e vërteton edhe Erbin Mazreku nga Mamusha, të cilin e vizitova sot. Ai është përfitues i grantit për ndërtimin e serrës 21 ari, ku kultivon 60 mijë fidanë lakre “Protor” dhe punon 10 hektarë të tjerë me patate e kultura të tjera. Në total, ai ka 1 hektar e 18 ari sera. Rezultatet flasin vetë:
Në vitin 2019, eksporti i lakrave nga Kosova ishte 122,539 €, ndërsa në vitin 2024 ka arritur në 991,397 €.
Ky sukses tregon se investimi në bujqësi është çelësi për një ekonomi të qëndrueshme dhe një të ardhme më të begatë për Kosovën!