Për herë të parë, komuna e Mitrovicës bëhet me objekt të dedikuar për bibliotekën.
Deri më tani, biblioteka ishte vendosur në hapësira të përkohshme brenda objekteve të institucioneve të tjera, raporton gazetari korrespondent, Urall Boshnjaku në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Tashmë, me përurimin e objektit të ri dhe modern, qytetarët do të kenë qasje më të mirë në libra dhe shërbime bibliotekare.