Live

Për motive xhelozie ushtroi dhunë fizike dhe psiqike ndaj gruas, arrestohet prishtinasi

10:36 / 28 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ushtronte dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se burri këto akte i ka kryer në mënyrë të vazhdueshme për motive xhelozie, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, i dyshuari  pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i viktimës, dyshohet për motive xhelozie, në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhe ushtron dhunë psikike e fizike ndaj saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, i dyshuari  pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua