Live

Përfundon festa e Vidovdanit me thirrje nacionaliste, Kosova është Serbi

14:32 / 28 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ka përfunduar festa e Vidovdanit e cila u mbajtë në periferi të Prishtinës, ku tradicionalisht zhvillohen tubime dhe aktivitete përkujtimore.

Gjatë përfundimit kremtimit ka pasur thirrje nacionaliste, Kosova është Serbi.

Dy shtetas serb janë shoqëruar nga Policia e Kosovës, ku njëri kishte provokuar me pistoletë të plastikës ndërsa tjetri mbante të veshur një bluzë me foton e Aleksandër Arsenijeviq, të dyshurarit për krime lufte. I njëjti dyshohet se ka penguar disa zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës.

Përveç Policisë së Kosovës, në terren janë edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale, si dhe përfaqësues të KFOR-it dhe EULEX-it, të cilët kanë monituruar këtë ngjarje.

Vidovdani festohet tradicionalisht edhe nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila kryen edhe rit fetar, si shenjë përkujtimi për ushtarët e vrarë në atë që njihet si Beteja e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua