Live

Përfundon protesta paqësore për Agon Zejnullahun

12:08 / 12 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Ka përfunduar protesta paqësorë për 27 vjeçarin Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në Lipjan.

Në këtë protestë morën pjesë dhjetëra qytetarë, të cilët u mblodhën para stacionit policor në Lipjan.

Protestuesit mbajtën pankarta në duar me mesazhe si: “Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi” dhe “Duam paqe për Agonin”.

Vëllai i tij, Alban Zejnullahu kërkoi zbardhjen e plotë të rastit dhe vendosjen e drejtësisë, e jo heshtje institucionale. 

Shpërndaje në

U Kopjua