Një përleshje mes disa personave në Shtërpcë la të lënduar katër burra.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në orët e para të 5 korrikut, derisa sipas policisë, konflikti nisi derisa të përfshirët ishin në gjendje të dehur, transmeton Klankosova.tv.
“Katër të dyshuar m/k kanë pësuar lëndime trupore pasi në gjendje të dehur janë përfshirë në një përleshje midis disa personave në një lokal. Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar në stacion policor dhe pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.