Live

Përleshja me “Plisat” në palestër, lëndohet një polic në detyrë

10:33 / 26 Prill 2024

Nga Kosova Live

Pas përfundimit të ndeshjes basketbollistike Prishtina-Trepça, disa nga tifozët e ‘plisave’ kanë hedhur gjësende të forta, ndër të tjera edhe ulëse të palestrës me ç’rast si pasojë lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor.

Policia ka njoftuar se pjesëtari i saj ka pranuar tretman mjekësor, transmeton IndeksOnline.

Rasti i ndodhur rreth orës 20 e 40 minuta, po hetohet nga njësitet përkatëse ndërsa me urdhër të prokurorit është hapur ‘sulm ndaj personit zyrtar’

Shpërndaje në

U Kopjua