Live

Pesë persona në Podujevë e mbysin qenin pasi i sulmoi

08:54 / 06 Janar 2024

Nga Kosova Live

Të premten rreth orës 20:00, pesë vetë kanë pësuar lëndime trupore në fshatin Sfeçël të Podujevës pasi janë sulmuar nga një qen endacak.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se personat në fjalë e kanë mbytur qenin që i ka sulmuar.

“Pesë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga një qen endacak. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Sipas të lënduarve, pasi janë sulmuar ata e kanë mbytur qenin. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i veterinarisë. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti”, thuhet në raport.

Shpërndaje në

U Kopjua