Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci, ka reaguar lidhur me pezullimin e tenderit për Sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Bajqinovci ka thënë se kjo është dëshmi e një qeverisje lokale skandaloze. Ndërsa ka thënë se është koha për të kërkuar përgjegjësi, me qëllim që investimet në kryeqytet të jenë në shërbim të qytetarëve, e jo në shërbim të interesave të ngushta.
“Përgjegjshmëri dhe Transparencë për Prishtinën! Pezullimi i tenderit për Sheshin “Xhorxh Bush” është një tjetër dëshmi e qeverisjes lokale skandaloze në komunën e Prishtinës. Me akuzat për shkelje ligjore dhe trajtim të padrejtë të ofertuesve, qytetarët e Prishtinës meritojnë një qeverisje që respekton ligjin dhe proceset e drejtësisë. Koha është për të kërkuar përgjegjësi dhe të sigurohemi që investimet në qytetit tonë të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo interesave të ngushta!”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.