Live

Pezullohen bisedimet Iran-SHBA mbi programin bërthamor të Teheranit

20:08 / 01 Maj 2025

Nga Kosova Live

Raundi i katërt i bisedimeve Iran-SHBA mbi programin bërthamor të Teheranit është shtyrë.

Ministri i Jashtëm i Omanit, tha se bisedimet e së shtunës në Romë po riplanifikoheshin për arsye logjistike, duke shtuar se një datë e re do të caktohet kur të bihet dakord nga të gjitha palët, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kjo vjen pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth paralajmëroi të enjten se Irani do të “paguajë pasojat” për mbështetjen e tij ndaj rebelëve Houthi të Jemenit.

Uashingtoni ka njoftuar gjithashtu sanksione këtë javë ndaj kompanive që thotë se kanë lidhje me Teheranin.

Presidenti Donald Trump e tërhoqi SHBA-në nga një marrëveshje e mëparshme bërthamore midis Iranit dhe pesë fuqive të tjera botërore në vitin 2018 dhe ka thënë prej kohësh se do të bënte një marrëveshje “më të mirë”.

Shpërndaje në

U Kopjua