Live

Pezullohen kërkimet për 85-vjeçarin e zhdukur në Gorozhup të Prizrenit

17:42 / 24 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Shërbimi Kërkim Shpëtim Malor i Kosovës një ditë më parë ka ndërmarrë një operacion kërkimi për një qytetar, i cili është raportuar i humbur që nga orët e vona të 22 qershorit.

Por, ky shërbim ka njoftuar se pavarësisht përpjekjeve intensive, nuk është gjetur asnjë gjurmë e personit të humbur.

ShKShMK ka bërë të ditur se operacioni i kërkimit është pezulluar për momentin, deri në grumbullimin e informacioneve të reja dhe të nevojshme, përcjell Klankosova.tv.

“Me datë 23.06.2025, Shërbimi Kërkim Shpëtim Malor i Kosovës (ShKShMK) ka ndërmarrë një operacion kërkimi për një qytetar, i cili është raportuar i humbur që nga orët e vona të datës 22.06.2025. Një skuadër e ShKShMK-së, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe banorët e fshatit, ka krehur një perimetër të gjerë në fshatin Gorozhup”.

“Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve intensive, nuk është gjetur asnjë gjurmë e personit të humbur. Operacioni i kërkimit është pezulluar për momentin, deri në grumbullimin e informacioneve të reja dhe të nevojshme”, thuhet në njoftim.

Informacione për Personin e Humbur:

* Emri: Nebi Tejeci

* Viti i lindjes: 1940

* Vendbanimi: Fshati Gorozhup

Shpërndaje në

U Kopjua