Më 28 qershor qytetarët do të kenë mundësinë të freskohen në pishinën e Gërmisë gjatë ditëve të nxehta të verës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Bardh Krasniqi, kryeshef i ndërmarrjes NPL “Sport Marketing”.
Krasniqi tregoi se vonesat në hapjen e pishinës kanë ardhur si pasojë e punimeve të fundit që po kryhen në infrastrukturën e saj.
Gjithashtu, ai konfirmoi se hyrja për pensionistët do të jetë falas edhe këtë vit.
“Jo këtë vikend por vikendin e ardhshëm do të hapet pishina e Gërmis. Është duke u punuar në pishinë për momentin, infrastruktura është ndërruar pjesa përcjellëse e pllakave dhe izolimi. Pishina është duke u mbush ka rrjedhje pak më të vogël të ujit. Zakonisht këtë kohë është hap. Shumë gjëra do të jenë ndryshe, i kemi ndërruar krejt pamjen do të ketë edhe aktivitete javore. Do të ndërrohet edhe pjesa përcjellëse ku do të pushojnë pushuesit , do të ketë shërbime të reja , çmimet nuk do të lëvizin, do të jenë të njëjta. Po ashtu do të jetë edhe falas për pensionistët”, tha ai.