Live

Plagoset një person në Shtime, i dyshuari në arrati

21:28 / 13 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një person 32-vjeçar ka plagosur një tjetër 38-vjeçar pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, bëri të ditur se viktima ka arritur të kërkojë ndihmë në oborrin e një shtëpie afër vendit të ngjarjes, ku është ndihmuar nga ekipi emergjent i QKMF-së dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore.

“Me autorizim të prokurorit të shtetit, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit E.M., mirëpo ai nuk është hasur aty dhe aktualisht ndodhet në arrati. Hetimet janë duke vazhduar me qëllim identifikimin dhe arrestimin e tij”, tha Veseli.

Shpërndaje në

U Kopjua