Live

Plagosja në Klinë, arrestohen dy persona të dyshuar

09:04 / 24 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Dy persona janë arrestuar lidhur me rastin e plagosjes që ndodhi mbrëmë në fshatin Jashanicë të Klinës.

Kosovalive.net mëson nga burimet se personat e arrestuar janë me inicialet B.H dhe E.H.

Policia rajonale e Pejës konfirmoi mbrëmë tre persona u lënduan, një nga të shtënat me armë zjarri, kurse dy

Reporteri.net mëson se personi i plagosur me armë zjarri është me incialet S.B. kurse dy vëllezërit e tij janë plagosur me mjete të forta.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tregoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:41, kurse ka shtuar se njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendngjarja.

I njëjti ka bërë të ditur se tre të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 22:40 në fshatin Jashanicë të Klinës, tre persona janë plagosur, një me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta. Personi i plagosur me armë është në gjendje të rëndë shëndetësore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka deklaruar Gashi.

Shpërndaje në

U Kopjua