Tashmë kur numërimi i votave për deputetë po shkon drejt fundit, ish-deputeti i Vetëvendosjes, njëherit kandidat për deputet, Valon Ramadani, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook, lidhur me krijimin e Qeverisë së ardhshme.
Ramadani ka shkruar se Vetëvendosje do të bëj Qeverinë pa koalicion.
“Po afrohet momenti i ✂️ VETËVENDOSJE! qeveri pa koalicion!”, ka shkruar ai.

Bazuar në rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka marrë më së shumti vota, ka siguruar 47 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa për formimin e qeverisë i duhen së paku 61.
Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 25 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8.
Nga 20 ulëset e mbetura në Kuvendin me 120 gjithsej, dhjetë janë të garantuara për komunitetin serb dhe dhjetë për komunitetet tjera pakicë.