Live

“Po luftoni për lirinë e gjithë Evropës”, kryeministri suedez i del në krah Zelenskyt

22:49 / 28 Shkurt 2025

Nga Kosova Live


Pas takimit të tensionuar që patën Presidenti Trump dhe Presidenti i Ukrainës Zelensky në Zyrën Ovale, mes shumë liderve botëror, ka reaguar dhe kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson.

Në mesazhin e tij, ai ka shprehur mbështetjen e plotë që ofron Suedia ndaj Ukrainës, pasi sipas tij, Zelensky po lufton për lirinë e gjithë Evropës.

“Suedia qëndron me Ukrainën. Ju nuk po luftoni vetëm për lirinë tuaj, por edhe për të gjithë Evropën. Slava Ukraina!”, shkruan Kristersson.

Shpërndaje në

U Kopjua