Live

Po raportohet: Dukagjin Popovci jep dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit!

20:02 / 24 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij zyrtare.

Siç mëson KOHA, Pupovci dorëheqjen e ka dorëzuar para një muaji, ndërsa këtë pozitë do ta ushtrojë deri në fund të këtij viti. Arsyet e dorëheqjes së tij nuk janë komentuar as nga vetë Pupovci e as nga ministrja Arbërie Nagavci.

Çdo të dytën të premte, Ministria e Arsimit mbante konferenca për shtyp për të njoftuar për punën e saj, duke u thirrur në transparencë.

Këto konferenca, që i zhvillonte zëvendësministri Dukagjin Pupovci, që nga 6 maji i këtij viti nuk janë duke u mbajtur.

KOHA merr vesh se arsyeja e mosmbajtjes së këtyre konferencave është edhe shkaku se zëvendësministri Pupovci ka dorëzuar dorëheqjen nga kjo pozitë, para një muaji.

Megjithatë, ai pozitën do ta ushtrojë deri në dhjetor të këtij viti.

Arsyet e dorëheqjes së tij nuk janë komentuar nga Pupovci e as nga ministrja Nagavci.

Në MASHTI nuk kanë dhënë asnjë arsyetim se pse dorëheqja nuk është bërë ende publike.

Shpërndaje në

U Kopjua