Live

Policët shpëtojnë jetën e një gruaje të alivanosur në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë

18:43 / 27 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Policia kanë shpëtuar jetën e një gruaja në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë, e cila ishte e shtrirë në tokë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se zyrtarët janë ndaluar dhe i kanë ofruar ndihmën e parë personit e cila ishte e alivanosur, përcjell Klankosova.tv.

“Zyrtarët policorë nga Drejtoria e Njesive Specaile Intervenuese, përgjatë magjistrales Vushtrri-Mitrovicë, kanë hasur në një person të gjinisë femërore e cila ishte e shtrirë në tokë.  Zyrtarët janë ndaluar dhe i kanë ofruar ndihmën e parë personit e cila ishte e alivanosur”.

“Falë intervenimit të shpejtë dhe profesional të zyrtarëve policorë personi ishte këndellur dhe është mbajtur nën kontroll deri në ardhjen e ambulancës”, thuhet tutje në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua