Live

Policia flet për zjarrin në shkollën në Suharekë: Situata nën kontroll, flakët janë duke u shuar (VIDEO)

15:46 / 14 Maj 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e përfshirjes nga zjarri të objektit të shkollës “Skënder Luarasi” në Suharekë.

Për Klankosova.tv, Afrim Syla nga stacioni policor në Suharekë ka thënë se zjarri është lokalizuar.

“Një aneks, pullazi është përfshirë nga zjarri, ku një kompani është duke i kryer punimet. Zjarrfikësit kanë arritur ta fusin situatën nën kontroll, janë duke e shuar zjarrin dhe janë duke kryer intervenimet e nevojshme. Ende nuk dihet shkaktari, por jemi në vendin e ngjarjes”, ka thënë Afrim Syla nga stacioni policor në Suharekë.

Ai theksoi se nga ky rast nuk ka të lënduar, përpos dëmeve materiale. 

Shpërndaje në

U Kopjua